Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Erion Veliaj njoftoi fitoren e PS në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se fitorja në këto dy bashki është një përgjigje për të gjithë ata që tentuan t’i përçajnë.

 

“Sa fituam Kavajën. Kjo është përgjigjja ime për të gjithë ata që na fryjnë përditë me gjuhën e urrejtjes, gënjeshtrës, që mundohen të na përçajnë, për të gjithë ata që flasin para kohe dhe japin verdikte para kohe. Përgjigjja ime për të gjithë ata është: Ne sapo fituam Kavajën. Jo vetëm e fituam, por e fituam edhe më shumë se në 2017 Kavajën dhe Rrogozhinën. Ndaj, miqtë e mi, durimi shpërblehet, dashuria shpërblehet, puna shpërblehet, fushata jonë është shpërblyer sot me fitoren në Kavajë dhe Rrogozhinë. Për të gjithë ata, sidomos për djemtë dhe vajzat e reja, që duan të futen në politike, merni shembull nga skuadra jonë. Kush punon dhe përpiqet, shpërblehet. Ne fituam Kavajën dhe Rrogozhinën më fort se kurrë. Kam pasur privilegj në momentin që Rama më tha që duhet të marrë përsipër këtë përgjegjësi.  E kam zemrën plot mirënjohje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *