Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 June 2025
Vizion fokus

Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

Netanyahu: Vrasja e liderit suprem të Iranit do t’i...

Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina bie nga ura,...

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror...

Taremi drejt largimit nga Interi

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë...

“Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike”, Begaj: Mbështesim...

Sulm me thikë në një autobus në Belgjikë, një...

Sirena alarmi në disa qytete në Izrael, sulm i...

Ofertë 130 milionë euro, Reali bëhet gati të shesë...

Enno Bozdo: Krijuesi do ta dërgojë Nexhmije Hoxhën në rrethin e fundit të ferrit

26 Shkurt 19:37

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxhës, për të cilën tha se shpreson që të vuajë pafund “në rrethin e fundit të ferrit”. Ai shton se Nexhmija vdiq e qetë dhe e papenduar për krimet e tmerrshme që ka kryer së bashku me bashkëshortin e saj ndaj shqiptarëve.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Bozdo shprehet se nxjerrja në shesh e të vërtetës është borxhi i përjetshëm për fëmijët që duhet shlyer me çdo kusht.

 

“Nexhmije Hoxha vdiq. E papenduar deri në fund për krimet e tmerrshme të saj dhe të bashkëshortit të saj. Vdiq në paqe me vetveten, madje duke i justifikuar vrasjet makabre, zhbërjen e Shqipërisë, masakrën mbi shqiptarët, varfërinë ekstreme, tmerrin dhe absurdin, në emër të ideologjisë më gjaksore të shekullit XX. Nexhmija jetoi jetën e saj. Gjyqin final e ka me Krijuesin dhe unë mendoj se Ai do ta dërgojë në rrethin e fundit të ferrit. Shpresoj që ajo të vuajë pafund aty. Por nuk mund të presim që punën tonë ta bëjë gjithmonë Zoti dhe ne të mos bëjmë asgjë. Nxjerrja në shesh e të vërtetës është borxhi ynë i përjetshëm për fëmijët tanë. Borxh që duhet ta shlyejmë me cdo kusht! Përballë të keqes së madhe që Nexhmijet personifikojnë, ne kemi 30 vjet që qëndrojmë duarlidhur. Historia po na gjykon rëndë për këtë. Cfarë ndodh sot në Shqipëri është rrjedhojë e drejpërdrejtë e mpirjes tonë përballë të keqes! Nexhmia iku sot e qetë dhe e papenduar. Po sot, kushedi sa shqiptarë kanë ikur ose planifikojnë të ikin nga Shqipëria. Dhe ne vazhdojmë të qëndrojmë sikur s`ka ndodhur asgjë!”

 

Ndër të tjera, demokrati theksoi se Nexhmije Hoxha u nda nga jeta e qetë dhe se shoqëria shqiptare nuk pati kurrë guxim t’i japë komunizmit vendin që meriton.

 

“Ne bëmë shumë pak për të mbajtur gjallë kujtesën e viteve më të rënda të historisë tonë. Aq pak sa shqiptarët sot nuk e kanë aspak problem portretin e Enver Hoxhës në festat dhe ceremonitë zyrtare. As intervistat romantike te Nexhmijes në të përditshmet tona. As qeverinë e cila përkulet me nderim përpara portretit të Enverit. Të rinjtë sot e njohin atë periudhë vetëm nga filmat e realizmit socialist. I shohin këto filma dhe mendojnë se ka jeta ka qenë interesante në atë kohë. Shqiptarët ende lexojnë sot për Byronë Politike të Hoxhës, por nuk lexojë për martirët që luftuan totalitarizmin e kuq me jetën e tyre.”

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
Eno Bozdo Komunizmi Nexhmije Hoxha

Nga e njëjta kategori

Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë finalistët e Ferma VIP 2

më shumë...

EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2

më shumë...

Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot të qeshurash në Ferma VIP

më shumë...

Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:09

Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë...

11:38

EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt...

11:14

“Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet...

10:57

Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot...

10:41

Irani nis një valë të re sulmesh...

10:18

Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri...

9:54

Netanyahu: Vrasja e liderit suprem të Iranit...

9:31

Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për...

9:23

Elinara në televotim “kokë më kokë” me...

9:21

Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina bie...

9:13

Luana zbulon sa finalistë do të jenë...

9:05

Gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, Luana Vjollca godet...

9:02

Ushqimet që duhet të shmangni pas të...

9:00

Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël...

8:58

Ishte duke u larë në det, mbytet...

8:21

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në...

8:13

Taremi drejt largimit nga Interi

7:38

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe...

7:37

“Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike”,...

7:26

Sulm me thikë në një autobus në...

Më të klikuarat

  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë...
  • Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër d...
  • Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në...
  • EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services