E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Enkas për rindërtimin”/ Rama takohet me Princin e Kurorës në Abu Dhabi

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të diel në një vizitë në Abu Dhabi, ku është takuar me Princin e Kurorës, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

 

Në fokus të bisedës është ndihma për rindërtimin e zonave që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi pasoja tragjike.

 

Reklamë

Në këtë vizitë, kreu i qeverisë shoqërohet nga dy ministra, Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj.

 

Qeveria shqiptare publikoi me 5 shkurt faturën zyrtare të dëmeve që la pas tërmeti. Ministri Çuçi deklaroi se fatura e përllogaritur është 985 milionë e 75 mijë euro.

 

Kjo faturë do t’iu bëhet e ditur edhe ndërkombëtareve në Konfereca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë