Në shtëpinë e Olta Gixharit ka filluar të ndihet që tani atmosfera e festave, e sigurisht që ylli i vërtetë i Krishtindjes është Amar, djali katërmuajsh i aktores së mirënjohur. Ardhja e tij në jetë ka ndryshuar katërçipërisht jetën e mamasë së re, por pavarësisht kësaj, ajo nuk ka hequr dorë së shkruari letra Babagjyshit.

Por ndryshe nga çdo vit tjetër nuk i kërkon asgjë, thjesht e falënderon për të birin. Krahas dy fotove, një të Amarit dhe një ku shihet vetë bashkë me të voglin, bukuroshja bionde shkruan se me këto foto kartolinë do t’i tregojë të gjithë qiejve që është e lumtur dhe se ëndrra e saj u realizua.

“I dashur babagjysh! Kete vite nuk do kerkoj asgje,kete vite dua te falenderoj per me te shtrenjtin tim Amar! Thone qe ti vjen permes qiejve me sliten tende magjike,atje larte, thone qe eshte perendia me e bukur e deshirave dhe e endrave! Me kete foto kartolin dua ti tregoj te gjithe qiejve qe une jam e lumtur,endrra ime u realizua. Mam,babi dhe Amar. Faleminderit babagjysh!”/ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *