Showbiz
Ëndrra e paplotësuar e Michael Jackson

Michael Jackson bëri shumë si këngëtar, por kishte një gjë të cilën donte ta bënte edhe pse nuk u bë kurrë – të luante rolin e James Bond.
Agjenti i filmit, Michael Ovitz ka kujtuar një takim kur mbreti i popit i tha atij se dëshironte të luante agjentin sekret britanik 007.
Reklamë

Ovitz më tej kujtoi se këngëtarit i tha se nuk ishte i aftë për rolin, duke i thënë: ‘Ti je shumë i ndjeshëm, Ti do të ishe i mrekullueshëm në të, natyrisht, por do të ishte keq për ty’.

Edhe pse Jackson kurrë nuk e luajti Bond, ai nuk u largua nga aktrimi. Përveç rolit të tij më të famshëm në ‘The Wiz’ gjatë vitit 1978, këngëtari gjithashtu luajti në ‘Moonwalker’ dhe në ‘Men In Black 2’.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



