Endrick njeriu që ndezi përmbysjen spektakolare për Real Madrid! Nga 3-1 në heroin e ndeshjes

Kur gjithçka dukej e humbur, në skenë doli Endrick!
I futur në lojë pas një ore, talenti brazilian ndryshoi fatin e ndeshjes Roma-Real Madrid, e vlefshme për Champions League, dhe u bë protagonist i një përmbysjeje të jashtëzakonshme.
Me rezultatin 3-1, Endrick u ngrit lart në zonë dhe detyroi Gollinin të bënte një pritje, por topi i kthyer u shfrytëzua nga Carlos Espi, i cili ngushtoi diferencën në 3-2.
Vetëm dy minuta më vonë, Endrick u ngrit sërish mbi të gjithë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën dhe duke ndezur shpresat për përmbysjen.
Një hyrje që ndryshoi gjithçka! Endrick dëshmoi edhe një herë se është një talent i veçantë, një lojtar që mund të bëjë diferencën në momentet më të vështira.
Real Madrid fitoi 4-3 në transfertë kundër Romës, mbrë në ndeshjen e vlefshme për Champions League.




