Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhjeje Skype, kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani, duke iu referuar vendimit të fundit të ambasadorëve për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë, është shprehur se shtetin e kanë kapur për fyti një grup oligarkësh dhe politikanësh.

“Një grup oligarkësh, të cilët pasurohen përmes monopoleve dhe një grup politikanësh të cilët e kanë kap shtetit për fyti dhe nuk duan ta lëshojnë pushtetin e tyre, nuk duan që këto gjëra të bëhen. Pra, nuk duan që Shqipëria të jetë demokraci, sepse nëse ndodh kjo, ata do kenë më pak pushtet dhe do shkojnë në burg.

Të gjithë vendet të cilat janë integruar në BE, vende si Shqipëria, po t’i shikoni rruga e tyre është hapur pasi dikush nga këta është futur në burg.

Kështu që, në këtë pikë, problemi kryesor nuk ka të bëjë me çështje teknike as me informacion. Që këto gjëra të bëhen duhet që ai personi që përfiton nga këto gjëra që kemi të heqë dorë nga pushteti që ka.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *