Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Endira Bushati deklaroi se në Qarkun e Tiranës ka patur më shumë vota për ish-kryeministri Sali Berisha sesa për liderin demokrat, Lulzim Basha.

 

Nga studioja e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Bushati u shpreh se PS u tregua më e zgjuar në hartimin e listave të kandidatëve.

 

“Do të ketë më shumë vota për doktor Berishën sesa për kryetarin Basha. Kurse në listën e PS do të jetë e vështirë që të kalojë herësin që duhet për të marrë mandatin. Kjo është e vlerësuar nga të gjithë një masë shumë më e zgjuar nga ana e kryetarit të PS në vendosjen e tyre në listë. Është një fenomen që e ka vuajtur edhe PD, edhe në zgjedhjet e 2013, edhe në zgjedhjet e 2017, ku emrat e rëndësishëm vendosen në vende të sigurta dhe më pas “flejnë”.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *