Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri zjarrin që...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

“Ëndërroja të bëhesha poet”, rrëfimi i Preç Zogajt: Biografia më pengoi të vazhdoja shkollën

26 Shtator 18:16

Preç Zogaj ka rrëfyer detaje të pathëna nga jeta e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderators Brikena Prifti.

Zogaj foli për poezinë e tj dhe zbuloi se librin e parë e ka pasur të vështirë për ta botuar.

“Kam pasur vështirësi ta botoj librin e parë sepse e kam dërguar në shtëpinë botuese Naim Frashëri në moshën 19 vjeç dhe më është dashur ta dërgoj disa herë sepse nuk ma botonin. Flasim për vitin për vitin 1980, letërsia në atë kohë nuk ishte e lirë. Kishte disa tema që i kërkonin. Unë nuk është se i refuzoja temat ideologjike, por nuk më përshtateshin.

Botova librin e parë, pastaj pa ndërprerje kam botuar 12 libra me poezi. Kam botuar 4 libra me poezi para vitit 1990 dhe 8 pas vitit 1990”, tha ai.

Më tej Zogaj rrëfeu edhe betejën e tij për të vazhduar shkollën e lartë, për shkak të biografisë së familjes së tij.

“Unë në rininë e hershme kam ëndërruar të bëhesha poet se kam qenë lexues jo i zakonshëm. Dhe shokët e kanë vënë re zakonin tim për të mësuar përmendësh. Gazetaria ka ardhur natyrshëm në jetën time sepse unë më në fund pas shumë vështirësishë, arrita të regjistrohem në universitet për Gjuhë Letërsi pa shkëputje nga puna. Kam ndenjur rreth 3 vjet duke pritur të më dalë shkolla e lartë. E kisha mesataren 10, por kisha pengesa nga biografia e prindërve. Kam pasur një udhëtim jo të zakonshëm në raport me bashkëmoshatarët e mi.

Pasi mbarova studimet u caktova mësues në një fshat në Lezhë. Prej atje, me ndihmën e miqve që kishin filluar punë nëpër redaksi të ndryshme në Tiranë, kam ardhur te gazeta Zëri i Rinisë”, tregoi Zogaj. /vizionplus.tv

 

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike
Tagged:
Preç Zogaj Vizioni i Pasdites

Nga e njëjta kategori

E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi

më shumë...

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri zjarrin që dogji tokat në Psar

më shumë...

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin, angazhohen 183 forca dhe 2 helikopterë

më shumë...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:59

E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik...

10:44

Ora në të cilën zgjoheni tregon shumë...

10:30

Nëse bëni këto gjëra, tregoni se keni...

10:25

Keni mungesë magnezi? Ja 10 ushqimet natyrale...

10:17

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri...

10:08

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët...

9:46

Dita e 95 e protestës, nis marshimi...

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.