Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I dha shumë...

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la...

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit...

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta...

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e PS me...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm...

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste...

Ende asnjë gjurmë nga polici Erjon Goxhara, dëshmia që hedh dritë mbi plagosjen e bujshme

21 Gusht 12:28

Janë bërë gati 48 orë tashmë që kur efektivi i policisë, Erjon Goxhara qëlloi gjashtë herë në drejtim të Lorenc Kostës duke e lënë të shtrirë mes pellgut të gjakut në njërin prej trotuareve të zonës së njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Që prej atij momenti, sipas dëshmisë së të birit të siguruar nga Vizion Plus, Goxhara iku në drejtim të Freskut ku edhe ka humbur gjurmët.

Lexo edhe :

Related Posts

“Më kaloi dy herë para tavolinës”, çfarë tha Erjon Goxhara pasi u vetëdorëzua: Lorenc Kosta më provokoi
“Të mësosh qe mos të futesh më në familjet e të tjerëve”, çfarë i tha polici 45-vjeçarit kur e plagosi! Goxhara dyshohet i përfshirë në afera korruptive
“Çifti debatoi para plagosjes”, polici Erjon Goxhara kërkoi që bashkëshortja të kërkonte ndjesë për tradhtinë

Djali i tij tha për blutë e kryeqytetit se në momentin kur ishin në Fresk, babanë e tij e panë dy policë të veshur civilë, e kishin thirrur në emër, por Goxhara u largua me vrap.

Nga ai moment, policia nuk ka asnjë gjurmë të Erjon Goxharës edhe pse janë dhënë 10 mijë euro si shpërblim për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e tij.

Sherri me gruan për lidhjen e saj me Lorenc Kostën

Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës që është dërguar në  Prokurori, siguruar nga Vizion Plus, evidentohet një takim mes efektivit të Policisë, bashkëshortes dhe nipit të tij.

Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ditën kur ka ndodhur ngjarja.

Në momentin kur ka përfunduar biseda, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushta, por nuk pranoi të kërkojë ndjesë për tradhtinë ndaj bashkëshortit.

Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prani të psikologut, djali i mitur i çiftit bashkëshortor, konfirmon se konfliktet mes prindërve të tij kanë nisur që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranoi dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën.

Për raportin gruaja thotë se ka ndodhur vetëm një herë. Polici që shtiu 6 plumba drejt inxhinierit të ERE i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar.

Të njëjtën ditë, Goxhara pasi mbaroi takimin në qendrën tregtare shkoi në shtëpinë e tij dhe ka organizuar ngjarjen. Sipas grupit hetimor polici 46-vjeçar, e ka mbajtur në vëzhgim 45-vjeçarin Kosta dhe deri në këtë fazë hetimi. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash
Tagged:
erjon goxhara lorenc kosta

Nga e njëjta kategori

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I dha shumë të majme të dashurës së tij që punonte në UEFA

më shumë...

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

më shumë...

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la kapar, vëllezërit nuk i bënë mobiliet, i dhanë edhe një “mesazh”

më shumë...

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke vendosur kontrolle kufitare për udhëtarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:44

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I...

3:28

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane...

3:22

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i...

2:47

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet...

2:39

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së...

2:36

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën...

2:23

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet...

2:09

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e...

2:04

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me...

1:50

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi...

1:15

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja...

1:02

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin...

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjeto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.