Këngëtarja Enca Haxhia do të sjellë së shpejti një projekt të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

 

Kënga do të titullohet “Albanian” dhe vetë këngëtarja ka ndarë në rrjetin social disa momente nga përgatitja e klipit që pritet të dalë.

 

Ndërkohë, ditën e sotme, Enca ka ndarë me ndjekësit se teksa pret këtë moment, i dashuri i saj e ka surprizuar me një gjest të ëmbël.

 

Një tufë me trëndafila të kuq dhe një dedikim të veçantë dhe me një numër “1”.

 

“I dashuri im më solli këto lulet dhe më tha që ‘1’ është që ti je gjithmonë numri 1”,  shkruan këngëtarja në InstaStory.

 

Postimin ajo e ka shoqëruar me këngën “Kujt po i han”, një bashkëpunim me Don Phenom.

 

Kujtojmë se Enca e bëri publike lidhjen e saj në muajin Korrik, me anë të një videoje ku shfaqej duke u puthur me partnerin, Mickey Neblett.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *