28 vjeçari Erison Gjeka, dy javë më parë u fut i maskuar në lokalin e Andis Danaj në Velipojë, për t’i vendosur një sasi tritoli. I riu i arrestuar këtë të martë i veshur me të zeza dhe më kapuç tentoi të hedhë lëndën plasëse para lokalit, por më pas e hodhi në tarracë.
28-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e tij.
Ngjarja ndodhi në 30 korrik, rreth orës 4 të mëngjesit . Erison Gjeka hodhi lëndën plasëse në tarracën e lokalit dhe më pas u larguar me shpejtësi.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kristian Preka, bashkëpronari i lokalit, pas ngjarjes tha se ky është rasti i dytë që ndodh një sulm ndaj biznesit të tyre.
Asokohe ai tha se ata nuk kanë problem dhe konflikte me njeri, dhe se janë kthyer 10 vite më parë nga Gjermania për të investuar në vendin e tyre.
Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje. /vizionplus.tv





