Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Harku i Berdicës” në Shkodër.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, bën me dije se Genti Dushku ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia është vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë që 17-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes, dhe cila ka qenë arsyeja e konfliktit.

Njoftimi:

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *