Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Emri Vata reagon pas humbjes në Kukës, mesazh qytetarëve: Zgjedhjet u ndikuan nga patronazhistët dhe ministrat e Ramës

25 Shtator 16:33

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata ka reaguar për zgjedhjet në Kukës, pas shpalljes së rezultatit.

 

Vata falenderon qytetarët që i besuan votën. Ai deklaron se skandalet e kryeministrit Edi Rama nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

 

Kandidati opozitar pretendon se zgjedhjet u ndikuan nga patronazhistët dhe ministrat e Ramës, që sipas tij shpërndanë para dhe bënë premtime.

 

Vata thekson se “rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes“.

 

Kujtojmë se zgjedhjet u fituan nga kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj, i cili mori 13.026 vota, ndërsa Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 7.429 vota. Diferenca mes kandidatëve në garën për Kukësin është 5.579 vota.

 

Deklarata e plotë:

 

Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë!

 

Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.

 

Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.

 

Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës.

 

Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

 

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

 

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

 

Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira.

 

Uroj që vota e çdo qytetari Kuksian, të mos shpërdorohet.

 

Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

 

Miqësisht,

 

Emri VATA

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
bashke fitojme Bashkia Kukes emri vata zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

më shumë...

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeçares në Greqi, e bija e autorit rrëfen bisedën e fundit

më shumë...

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e ri, çfarë u diskutua në takimin me Ramën

më shumë...

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet pa pyetur qytetarët, nuk ka legjimitet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.