Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë kuksianëve që në datën 24 shtator të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Emri Vatën.

 

Meta tha se duke votuar për Emri Vatën mund të vendosin dinjitetin për Bashkinë e Kukësit.

 

Kreu I PL-së tha se Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e Ramës por për një kandidat si Vata me vlera dhe duhet ti japin mundësinë ta kthejë këtë bashki në një bashki të gjithë kuksianëve pa përjashtim.

 

“Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata të cilët ju dorëzuan presionit të pushtetit dhe duke votuar për Emri vatën të vendosin dinjitetin për bashkinë e Kukësit. Është një kandidat me vlera dhe duhet ti jepni mundësinë ta kthejë këtë bashki në një bashki të gjithë kuksianëve pa përjashtim. Të vjen keq që rruga e Kombit dhe pse i bën një shërbim të madh Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka shërbyer për Kukësin.

 

Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e Ramës ka nevojë për bashkëpunim dhe për një drejtues që punon për t’I dhënë shpresë të rinjve dhe të reja të qëndrojnë në Kukës. Kjo qeveri jo vetëm zbrazi kukësin por dhe eurot që sjellim ne këtu për familjet. Është një qeveri që bën manovra ti shërbej interesave të saj dhe klaneve të lidhura me të. Në 24 shtator të vojojmë për Emri vatën dhe ta kthejmë Bashkinë Kukës në shërbim të qytetarëve të Kukësit.”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *