E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

EMRI/ U rrëzua në gjendje të dehur, ndërron jetë 42-vjeçari në Pogradec

Një person në gjendje të dehur rrëzohet duke gjetur më pas vdekjen në spital. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vendit të njohur si “Agjencia e Autobusëve”.

Burime pranë spitalit bashkiak të Pogradecit bëjnë të ditur se shtetasi 42 vjeçar, Eglantin Proga pasi mbrriti në spital pavarësisht ndërhyrjes ka gjetur vdekjen

Policia në vendin e ngjarjes ka pyetur personat e ndodhur në ato momente, ku të gjithë kanë deklaruar për uniformat blu se 42-vjecari në gjendje të dehur është rrëzuar. Po hapen kamerat e sigurisë së rrugës për të parë dinamikën e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë