E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kronikë

EMRI-U gjend e mbytur në rezervuar/ Trupi i përket një 27 vjeçareje

Një trup i pajetë është konstatuar nga një bari, këtë të Premte në rezervuarin e fshatit Rrenxë të Njësisë Administrative Kastriot në Bashkinë e Dibrës.

 

Pas konstatimit të trupit, bariu i zonës ka njoftuar menjëherë policinë e Dibrës e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Pas afro katër orësh është bërë e mundur që të identifikohet e mbytura e seksit femër.

Sipas policisë së Dibrës, e mbytura në rezervuarin e Rrenxës është Shpëtime Shehu rreth 27 vjeçe, nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta që kanë çuar 27 vjeçaren të gjendej e mbytur në këtë rezervuarë, ndërsa burime ende jo zyrtare thanë se dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Reklamë

 

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pritet eskpertiza mjekoligjore për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë