E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Trafikonte drogë, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kg marijuanë. Në pranga ka rënë shtetasi Mario Guxo.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex” pakot e mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false. Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muajsh, dyshon policia dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.

Guxo ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë