Alfred Arapi, 42-vjeçari nga Mirdita është arrestuar nga policia në Itali, pasi dyshohet se ka trafikuar me anije mallrash 1.2 ton kokainë në një periudhë prej shtatorit të 2018-janar të 2020.

 

Arapi përfundoi në prangat e policisë dy ditë më parë, teksa udhëtonte në një BMW të zezë me targa italiane bashkë me dy shtetas të tjerë. Shqiptari u arrestua për llogari të shtetit grek.

 

Ndërkohë, edhe një shtetas grek, i kërkuar si pjesë e të njëjtit grup, është kapur në Kalithea të Greqisë.

 

Arapi jetonte në Itali si emigrant ku punonte në një kompani të përpunimit të hekurit.

 

Dyshohet se plani për të sjellë ngarkesën mbi 1 ton ka nisur prej shtatorit 2018 dhe bisedimet mes trafikantëve janë zhvilluar në Barcelonë dhe Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *