Merr fund arratia për 50-vjeçarin që tentoi të vriste bashkëshorten e tij në korrik të vitit 2022.

Bëhet fjalë për Rakip Meçajn banues në Rrogozhinë, i cili u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Break”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *