E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri ndaj tre personave, kapet 33-vjeçari në Shkodër

Një konflikt mes disa shtetasve në fshatin Theth u shmang falë ndërhyrjes së Policisë, pas një ngjarjeje ku një 33-vjeçar qëlloi me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti ku ndodheshin tre persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda, zbardhën rrethanat e ngjarjes dhe identifikuan të përfshirët.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi Alfred Rrupa 33 vjeç, banues në Theth, ndërsa tre të tjerë, N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç, dhe D. Rr., 29 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë për ushtrim dhune fizike ndaj 33-vjeçarit.

Hetimet tregojnë se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur për motive të dobëta, Alfred Rrupa qëlloi me armë zjarri ndaj automjetit të drejtuar nga N. H., me pasagjerë P. H. dhe D. Rr. Nga të shtënat u shkaktuan vetëm dëme materiale në automjet. Pas kësaj, tre shtetasit ushtruan dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.

Reklamë

Policia sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me municion luftarak. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë