E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Qarkullonte me “Audi” të blinduar, bllokohet automjeti në Shkodër, gjobitet drejtuesi

Blutë e Shkodrës kanë ndaluar një automjet të blinduar. Raportohet se automjeti drejtohej nga Leonard Gjeka dhe gjatë verifikimeve është konstatuar se ky i fundit nuk ishte i pajisur me autorizim përkatës.

“Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ka gjobitur drejtuesin si dhe ka bllokuar automjetit tip “Audi”. Po ashtu do nisin procedurat e konfiskimit./vizionplus.tv/

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë