E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet 43 vjeçari për përkrahje të autorit të krimit

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Artan Murtaj, 43 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 17 korrik 2025 në lagjen nr. 3 të qytetit, ku mbetën të plagosur dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj.

Murtaj akuzohet për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”.

“Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e 17.07.2025, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria më datë 19.07.2025 për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim për përkrahje të autorit të krimit,” njofton Policia e Sarandës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve kryesorë vijojnë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë