E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “SACRIPANTE.AL”, është arrestuar 24-vjeçari Klinder Luka, i cili do të ekstradohet në Itali. Ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që operon në fushën e narkotikëve në Venecia.

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar gjithashtu edhe 10 persona të tjerë në Itali.

Njoftimi i policisë:

Zhvillohet në Shqipëri, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “SACRIPANTE.AL”.

Reklamë

Operacioni, i iniciuar nga Prokuroria e Venecias, në vitin 2022, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Kapet në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për pjesëmarrje në këtë grup.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë Italiane dhe me Karabinierinë e Venecias, zhvilloi në Shqipëri, operacionin ndërkombëtar antidrogë, të koduar “SACRIPANTE.AL”.

Gjatë operacionit u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar K. L., 24 vjeç.

Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian.

Gjatë operacionit “SACRIPANTE”, u vunë në pranga në Itali, 10 shtetas.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për ekstradimin në Itali, të shtetasit të arrestuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë