Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u arrestuar nga BKH një ditë më parë pas urdhërit të SPAK, i ka deleguar detyrat për mbarëvajtjen e punëve nënkryetares Anuela Ristani.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Ristani do të jetë nënkryetarja në detyrë, e cila do të merret me mbarëvajtjen e punëve të Bashkisë së Tiranës.
Lexo edhe :
Related Posts
Anuela Ristani iu bashkua administratës publike në vitin 2014 si Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, ku punoi për ngritjen e RYCO (Regional Youth cooperation Office) si dhe hapi qendrat e para rinore në qytetet kryesore të Shqipërisë.
Ajo u emërua në postin e Drejtores së Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, pozicion që mbajti pergjatë katër viteve të mandatit të parë të Kryetarit Veliaj.
Kujtojmë që institucioni i Bashkisë është vizituar dy herë brenda ditës së sotme edhe nga kryeministri Edi Rama.
Ndërsa më herët kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të shkarkojë Veliajn si kryetar të Bashkisë së Tiranës, për sa kohë që drejtësia nuk është shprehur nëse është fajtor ose jo. /Vizionplus.tv/






