Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 42-vjeçar të shpallur në kërkim. Ai ka kërcënuar një 45-vjeçare se do t’i publikonte fotot personale nëse nuk do i jepte para.

Adion Xhuveli, tanimë i arrestuar, rezulton i dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi në vitin 2021, ka kanosur një shtetase 45 vjeçe, se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *