E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhjen e makinave luksoze, ekstradohet nga Italia 38 vjeçari

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe autoriteteve homologe italiane, është finalizuar ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, lindur në Manzë të Durrësit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nanushi ishte dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Hetimet kanë zbuluar se në vitin 2017, ai kishte bashkëpunuar me dy shtetas italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar një kompani të automjeteve me qira dhe për të marrë dy mjete luksoze “Audi Q7”, të cilat nuk u kthyen më tek pronarët.

Reklamë

38-vjeçari tashmë është dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë