E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 28-vjeçari në Shkodër

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle përmes INTERPOL-it, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 45”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar në aksin “Vau i Dejës – Shkodër” shtetasin Elton Kola, 28 vjeç, lindur në Shkodër. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me ndriçim artificial dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestimi i Kolës u bë i mundur pas koordinimit të informacioneve mes INTERPOL Tiranës dhe INTERPOL Madridit, ndërsa aktualisht po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë