E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Itali

Është arrestuar në Itali ditën e sotme një shtetas shqiptar i shpallur në këkrim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” nga GJKKO, pasi akuzohet për veprën penale të:  “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Bëhet fjalë për Juri Imeraj, i cili është arrestuar nga Interpol Roma pas kërkesës së homologëve shqiptarë.

Njoftimi: 

Arrestohet në Itali, për t’u ekstraduar në vendin tonë, një 35-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për pastrim parash.

Reklamë

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të menjëhershëm të këtij informacioni, nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policia italiane arrestoi në Padova, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin J. Y., 35 vjeç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë