Presidenti i republikës Ilir  Meta ka reaguar mbi hetimet e Prokurorisë italiane antimafia, për lidhjet e organizatës kriminale Ndrangheta në Shqipëri, ku ndër të tjera në përgjimet e dosjes figuron edhe emir i tij.

 

Nga Durrësi, kreu i shtetit kërkoi që kjo çështje të hetohet edhe nga autoritetet shqiptare.

 

Pa asnjë diskutim qe problemi  i pastrimit të parave është problem i njohur nga te gjithë dhe i konfirmuar nga  i institucioneve ndërkombëtare, të cilat bëjnë kategorizimin e vendeve ne këtë drejtim, te gjitha çështjet që i referohen zhvillimeve  më të fundit në Itali  dhe drejtësinë italiane, që ka të bëjë me Shqipërinë të ndiqet menjëherë nga institucionet tona

 

I pyetur ne lidhje me vendimin e Ministrisë së Jashtme për shpalljen “non grata” të një diplomati rus, Meta nuk pranoi të bënte komente të gjata.

 

Nuk kam asnjë koment, ministria ka patur arsyet e veta për të bere këtë veprim.

 

Më herët gjatë vizitës në Durrës, presidenti mori pjesë në një aktivitet të aleancës për dhurimin e gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *