Emri i Maqedonisë mund të mos e vonojë ftesën për në NATO

Me interesin e shtuar të SHBA-së dhe BE-së ndaj Maqedonisë pas zgjedhjes së qeverisë së re, mund të mos e vonojë ftesën për antarësimin në aleancën veri-atlantike.
Ish-ambasadori maqedonas në NATO, Nano Ruzhin, beson se organizata është e përgatitur ta pranojë Shkupin sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse do të arrijë të bindë fqinjën e tij, Greqinë, për çështjen e emrit, të cilën Zaev është zotuar të mos ebllokojë, por të përpiqet t’i japë zgjidhje.
Sinjalet nga Athina duken pozitive: që përpara se Ekzekutivi i Zaevit të merrte dritën jeshile të zyrtarizohej, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi se ishte i gatshëm ta ftonte ministrin e Jashtëm të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në kryeqytetin grek për të thelluar, siç u shpreh ai, bashkëpunimin dypalësh e për të kapërcyer problemet që i kanë vendosur vendet e tyre në kurs përplasjeje.
Në 2008-n, Maqedonia e humbi për pak shansin e hyrjes në NATO dhe shkak për këtë u bë pikërisht zënka me Greqinë për çështjen e emrit.
Për rrjedhojë, Shkupi mori një ftesë të kushtëzuar me të cilën aleanca e bënte të qartë se do ta pranonte vetëm kur të zgjidhë problemet me shtetin fqinj.
Greqia këmbëngul se përdorimi i fjalës “Maqedoni” nënkupton një pretendim territorial ndaj provincës veriore të saj që mban të njejtin emër.
Po për këtë arsye, Athina i ka bllokuar Shkupit edhe përpjekjet e anëtarësimit në BE.




