MEPJ përshendet marrëveshjen historike të arritur më 12 qershor mes dy kryeministrave Tsipras dhe Zaev, në Psarades.

 

“Nga Prespa piktoreske që bashkon tre popujt dhe vendet tona fqinjë, qytetarët e dy vendeve, të rajonit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, u bënë dëshmitarë të një faqeje të re të fqinjesisë së mirë dhe bashkëpunimit me kah evropian. Kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë, bazuar në vullnetin e përbashkët për stabilizim përfundimtar të hapesirës ku gjendemi me synimin për ta bërë atë pjesë të pandarë të Bashkimit Evropian.”

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë thekson se, kjo marrëveshje i shërben miqësisë, prosperitetit e perspektivës evropiane të dy vendeve dhe qytetarëve të rajonit tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *