Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Ervis Hysës,  i dënuar më herët pasi ka kërcënuar një person për t’i marrë para. Bëhet fjalë për 14 pasuri të sekuestruara, të cilat rezultojnë të regjistruara në emrin e Ervis Hysës, si dhe familjarëve të tij. Prokuroria shprehet se 29-vjeçari nuk provon burimin e ligjshëm të këtyre pasurive.

 

Vlera e pasurive të sekuestruara arrin në 1 milion euro dhe bëhet fjalë për  9 garazhe në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, 1 ndërtesë në Paskuqan, 1 apartament në Yzberisht dhe 2 automjete.

 

29-vjeçari është dënuar  me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *