E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

EMRI-FOTO/ Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur portugeze, Misia, humbi jetën në moshën 69-vjeçare.

Susana Maria Alfonso de Aguiar, e njohur me emrin e saj artistik Misia, vdiq në një spital të Lisbonës pas një sëmundjeje të gjatë, thanë të afërmit e saj për mediat lokale.

Këngëtarja albumin e saj të fundit e publikoi në vitin 2022.

Reklamë

“Misia luajti një rol kyç në rinovimin e ‘fandos’, duke mos hezituar të eksperimentojë me intensitete të reja tingulli dhe qasje më pak konvencionale”, nënvizoi Ministria e Kulturës.

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Souza ka nderuar në një deklaratë të publikuar në faqen e presidencës, të dielën, një këngëtare pasionante ‘fando’ që bëri një karrierë në udhëkryqin e muzikantëve të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë