Me vendim të Këshillit të Ministrave, Insidor Rexhepi është emëruar në krye të institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Ngritja e instiutucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit ka si qëllim të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës.
DPAK do të kryejë hetime administrative për rastet e dyshuara si praktika abuzive ose korruptive.
Vendimi:
V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
2.Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.





