Policia ka arrestuar shtetasin Fatjon Bushi, 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në mënyrë të kundërligjshme nga T. Xh.
Shtetasi i arrestuar ishte klient në lokalin në Kamëz, ku ishte i punësuar një i mitur 15-vjeçar, dhe dyshohet se e ka abuzuar atë.
Ndërsa materialet përkatëse iu referuan Prokurorisë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, për procedim në gjendje të lirë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për sigurimin e drejtësisë për viktimën.
/vizionplus.tv





