Vendi
Kapet anëtarja e grupit kriminal, Majlinda Avduli është dënuar me burg në Itali për pjesëmarrje në trafikun e drogës

Anëtarja e një bande kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, Majlinda Avduli e njohur edhe me emrin Dajana Tafani, përfundoi në prangat e policisë.
47-vjeçarja është arrestuar pasi rezulton e dënuar në Itali me mbi 9 vjet burg për pjesëmarrje në organizatën kriminale të trafikut të drogës.
Pritet që ajo të esktradohet në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e dhënë atje.
Majlinda Avduli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi Gjykata e Apelit në Itali, në vitin 2016, e dënoi me burg për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




