E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Aksidenti me vdekje në Lezhë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Policia e Lezhës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur një ditë më parë në superstradën Lezhë-Milot pranë mbikalimit të Ishull Shëngjinit.

Në pranga ka rënë Mark Macaj. Ndaj tij është ngritur akuza e “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, pasi nga veprimet paraprake dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjell dhe përplasjen e fortë e me motorçikletën, ç’ka i solli vdekjen e 56-vjeçarit Pavlin Ndoj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë