E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Aksident me vdekje në Vorë, humb jetën këmbësori

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në dalje të Vorës.

Këmbësori Kujtim Luka, rreth 66 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një 53 vjeçar i identifikuar si J.T.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Më datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Reklamë

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë