Subscribe

Policia e Durrësit ka përmbysur të gjithë ngjarjen mbi vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash në Durrës.

Në deklaratën për mediat mbrëmjen e së premtes, nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit u bë e ditur se nuk ka qenë vajza 19-vjeçare Hygerta Meta ajo që ka kryer krimin, por djali i madh i familjes 24-vjeçari Hysen Meta.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai është arrestuar së bashku me  vëllain tjetër Amarildo Meta, ky i fundit për bashkëpunim në vrasje.

Ndërkohë që po ndiqet në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e viktimës Blerina Meta, për fshehje të krimit.

Kishte humbur kontaktet që prej datës 10 shkurt. Me marrjen e kallëzimit, më 17.2.2024 është bërë e mundur gjetja e mjetit që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash. Menjëherë u ngrit grupi hetimor, u hodhën pistat e hetimit, pse ishte zhdukur 50-vjecari. Nga intensiteti i hetimeve kuptuam që nuk kishim të bënim me zhdukje personi, por vrasje në familje. Në 22 shkurt gjetëm edhe trupin e  viktimës i cili ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. U krye zhvarrimi i tij, pas ekspertizës u arrit të vërtetohej që viktima është vrarë me armë zjarri. Nga gjithë provat e siguruara nga veprimet hetimore u gjetën provat dhe arrestuam në flagrancë Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkautorë. Është arrestuar edhe Amarildo Meta i cili me veprimet aktive ka ndihmuar në krim, po hetohet edhe Blerina Meta. Siç e keni parë sot policia ka qenë e fokusuar në vendin e ngjarjes. Rezultoi se vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës, në një nga dhomat, më pas trupi është varrosur në kasollen që ndodhej aty afër. Gjatë këtyre veprimeve në banesë është gjetur dhe një predhë dhe armës së zjarrit kallashnikov”, tha policia.

Deri tani të gjithë të arrestuarit kanë deklaruar se e kanë kryer krimin pasi babai ka qenë i dhunshëm dhe autoritar, si dhe ka vendosur të fejojë vajzën pa dëshirë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *