Policia  ka arrestuar  babë e bir Skënder e Llej Lika te dyshuat si autor të vrasjes së biznesmenit në Kurbin,Rakip Roli.

 

Ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar dhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarje.

 

Rakip Rroli, apo i njohur ndryshe dhe Pilo Rroli, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte në aksin e vjeter rrugor Laç-Mamurras, kur dy persona që lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri automatike.Të paktën 7 plumba ka marrë në trup 55 vjeçari duke ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *