E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRAT/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të “Audi-t”, policia shpall në kërkim 29-vjeçarin! Në pranga bie “shënjestra”

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Sebastjan Mallkuqi (Ajazi), 30 vjeç, banues në Mamurras dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Aleksandër Senaj, alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Sipas policisë, Aleksandër Senaj ditën e djeshme, 11 gusht, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues Sebastian Mallkuqin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë