Policia britanike ka publikuar fotografitë e dy shqiptarëve të arrestuar në një shtëpi bari në Neyland.

Gentian Zhupa, 35 vjeç dhe Ergest Mucopata, 42 vjeç, kishin punuar në një fermë kanabisi në një njësi në Honeyborough Industrial Estate për të shlyer borxhet ndaj një bande kriminale që i kishte kontrabanduar në vend.

Sipas medieve britanike, të pandehurit u burgosën me 12 muaj javën e kaluar.

“Është e pritshme që ju të ktheheni në vendin tuaj të origjinës kur të keni mbaruar dënimin”, tha gjykatësi Huw Rees.

Ergest Mucopata

“Sa më e shkurtër të jetë koha në paraburgim në këtë vend, aq më mirë për taksapaguesit britanikë.”

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e barit u zbuluan llampa për rrtijen e kanabisit dhe një sistem i sofistikuar për të ujitur bimët. Gjithashtu u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Oficerët zbuluan 814 bimë kanabis, të cilat kishin një rendiment të vlerësuar nga 22 kg deri në 68 kg kanabis. Kanabisi do të kishte një vlerë  midis 88,000 dhe 350,000 £, në varësi të rendimentit.

Dy shqiptarët, të ciliët nuk kishin vendbanim fiks në Britani, nuk kishin dënime të mëparshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *