Policia e Kosovës ka bërë publike fotot e dy personave të dyshuar prë vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Policia ka bërë publike fotot e vëllezërve Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha. Ndërkohë kërkon ndihmën e qytetarëve për të dhënë çdo informacion të mundshëm për të bërë të mundur ndalimin dhe më pas arrestimin e dy vëllezërve të dyshuar si të përfshirë në krim.


E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, raportojnë mediet e Kosovës.

Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *