E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Kronikë

EMRAT/ Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugët e Shqipërisë. Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e  sotme në aksin Librazhd- Qafë Thanë pranë Dragostunjës, ku mjeti i drejtuar nga Meglind Zeneli ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gazetari i Vizion Plus Arben Boriçi raporton se ka humbur jetën Dorian Belba, ndërsa të plagosur kanë mbetur Gerlad Verçani, Meglind Zeneli dhe Janikos Shyti.

Të katërt personat që ndodheshin në makinën Benz AB297FX, janë nga fshati Qukës i Librazhdit.

Reklamë

Njoftimi: 

Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë