E diel, 20 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRAT/ Makina përfundon në kanal, plagosen babë e bir

Një makinë ka dalë nga rruga pranë fshatit Kasharaj të Lushnjës.

Në mjetin tip “Benz” po udhëtonin babë e bir. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me bankinën në të djathtë dhe më pas duke rënë në një kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar për mjekim në spitalin e Lushnjës. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit ishte Aleksandër Paja, 25 vjeç, ndërsa babai i tij, Artan Paja, 54 vjeç, ishte pasagjer. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë