E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRAT/ Kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar.

Ndërkohë, mësohet se viktimat janë vëllezër. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Krujan.

Reklamë

Autori është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes, teksa i është sekuestruar edhe arma e krimit.

Ndërkohë nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një konflikt mes fëmijëve.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia.

Njoftimi i policisë:

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit../vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë