E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRAT/ Kush janë 6 personat që do të fusnin amiant kancerogjen në Shqipëri

Zbulohen emrat e gjashtë personave të arrestuar pasditen e kësaj të enjteje për futjen në Shqipëri të lëndës së rrezikshme amiant.

 

Ata janë Kujtim Xhafellari, zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN; Arbër  Cuni, 28 vjeç, shoferi i fugonit; Festim Tafa kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN; Elisabeta  Cuni administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1”; Zamir Kornuzi, pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”.

 

Ata vepronin duke e treguar punën e tyre sikur fusnin produkte kimike për pastrim. Mbetjet e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin ishte fshehur në një traget.

Më shumë video

Reklamë