Subscribe

Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjirin e Lalzit, ku tre kosovarë humbën jetën, pasi konsumuan kërpudhat e mbledhura. Deri tani nga autoritetet është njoftuar se shtetasit Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë helmuar. Ata kishin ardhur për pushime në Durrës.

 

Sipas burimeve, ata kishin përjetuar dhimbje të forta barku për gjashtë orë me radhë, por pavarësisht kësaj, janë drejtuar për në ambulancën e Manzës me vonesë.

 

Familja Haliti, gjyshja Elfete 78 vjeçe, djali i saj Afrimi 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, do të përcillen sot për në banesën e fundit, ndërsa lajmi u bë i ditur djali i Afrimit, Haki Haliti.

 

Mjekët thonë se ata kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit, me një diferencë prej 24 orësh dhe shpjegojnë se mjekimi i tyre është bërë sipas procedurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *