E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Kapen 310 doza kokaine, arrestohet 3 të rinj në Tiranë

Policia ka vënë në pranga tre persona, të cilët shisnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë kontrollit fizik, blutë iu gjetën të rinjve 310 doza kokaine të gatshme për shitje.

 

Në pranga ranë Bruno Xhaferaj, Agron Mema, Rediol Mekolli.

 

Reklamë

Lënda narkotike u sekuestrua bashkë me 5 celularë. Të arrestuarit e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë